Krasniqi thotë se Albin Kurti me vetëdije po e shkel Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dështimit të seancës së radhës konstituive, duke akuzuar deputetin Albin Kurtin dhe deputetët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive në koalicion me të për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sipas Krasniqit, veprimet e Kurtit dhe të përfaqësuesve të partisë së tij tregojnë një shpërfillje të hapur ndaj aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. 

Ai theksoi se vendimi i kësaj gjykate e ka bërë të qartë se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës, dhe veprimet e përsëritura në seanca të njëpasnjëshme e konfirmojnë, sipas tij, mungesën e respektit të VV-së ndaj këtij autoriteti.

“Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *