Sot në Berlin u shfaq dokumentari “Në shërbim të Kombit edhe larg Atdheut”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së mësuesit, intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ahmet Metaj.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, diplomatë nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë aktivitetit u vlerësua lart figura dhe kontributi i Ahmet Metajt, sidomos në fushën e arsimit plotësues në diasporë dhe organizimin e demonstratave në mbështetje të çështjes kombëtare. Ai u përshkrua si një shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe një figurë kyçe në ruajtjen e identitetit kombëtar ndër shqiptarët jashtë atdheut.
Dokumentari, i realizuar në mënyrë profesionale dhe me standarde të larta artistike, ofron një pasqyrë të thelluar mbi jetën, sfidat dhe arritjet e tij.