Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve

Votuesit vendosën. Pas parashikimeve të bazuara në sondazhet paszgjedhore kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së. Gjermania gjendet tani para një ndryshimi të qeverisë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zgjedhjet federale 2025 – prognozat e para

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, dhe gjithashtu edhe humbje në zgjedhje”, tha kandidati i SPD-së për kancelar pas prognozave të para pas mbylljes së qedrave të votimit.

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë shumicën e votave, e ndjekur nga AfD-ja me rreth 19.5 për qind. Kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind. Kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) duket se e kaloi pragun e 5%.

Humbës dhe fitues

Këto zgjedhje ishin një lloj “larjeje hesapi” me koalicionin mes SPD, Të Gjerbërve dhe FDP. Të tria partitë që ishin në qeveri deri tani humbën, ndërkohë që tri parti opozitare fituan.DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *