Haradinaj: Opozita duhet të shqyrtojë çdo mundësi, të jetë më proaktive

Pas një tjetër dështimi që të konstituohet Kuvendi i Kosovës këtë të hënë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se opozita duhet të shqyrtojë çdo mundësi që të dilet nga situata aktuale.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai tha se nuk mund të sillen sikurse nuk po ndodhë asgjë, e të mbahet, sipas tij, vendi peng.

“Duhet ët shqyrtojmë çfarëdo mundësie që të dalim nga kjo gjendje. Nuk është mirë të sillemi sikur nuk po ndodhë asgjë. Opozita duhet me qenë shumë më proaktive me ballafaquar mashtruesin e ekipin e tij që nuk lejohet të mbahet peng vendi në këtë mënyrë”, tha para gazetarëve Haradinaj.

Ai tha se edhe pak bëhen 60 ditë prej kur deponuan në kushtetuese kërkesë për interpretim, derisa tha se shpreson që një përgjigje nga kjo gjykatë t’i hapë rrugë situatës.

“Po besoj është palogjikshme me pasur të drejtë një kandidat për dhjetëra herë të kandidojë, jam e bindur që Gjykata Kushtetuese do të reflektojë në këtë pjesë, pastaj edhe çështja e procedurës së votimit, pra për dikë që është votuar nuk vlen procedura e votimit tjetër”, shtoi Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *