Edhe deputeti i PDK- së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit. Ai fajësoi VV- në për bllokadë.
“Pavarësisht asaj që ne si PDK i kemi dhënë mundësi që ta gjejë një kompromis që dikush nga grupi i tyre, përpos atyre që kanë shërbyer si ministra në qeverinë Kurti, por po hasë në vesh të shurdhër dhe LVV-ja ka vendosur të mbajë të bllokuar Kuvendin”, tha Tahiri.