Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i PDK-së në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetën me radhë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Pas rizgjedhjes në krye të PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar delegatët e pranishëm për besimin e dhënë, për të vazhduar së bashku punët e mira për Kosovën.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka theksuar ai.

Krasniqi është zotuar se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *