Për herë të parë nga paslufta, KEK bie në zero

Kompania KESCO sot ka njoftuar se KEK-u po përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe që orëve në vijim, energjia elektrike do të varet krejtësisht nga importi. Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës… 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit” – ka njoftuar kjo kompani.

Ndërkohë, gazeta Infokusi më herët ka raportuar se ‘kanë rënë të gjitha blloqet dhe se aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike në KEK’ – një ngjarje e paprecedentë në historinë e Kosovës së pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *