Limaj takohet me kreun e LDK- së

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar takimin e zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Para seancës së sotme konstituive, Limaj e përshkroi takimin si një ndër bisediat më të hapura dhe konstruktive të kohëve të fundit.

“Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme që po ndodhin gjithë takimet. E rëndësishme është që do të vazhdojmë të takohemi… po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi,” tha Limaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *