Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga. Osmani ka shkruar se në këtë takim riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta.”Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, ka shkruar Osmani.
