Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.
Në lidhje me këtë gjë, mediumi amerikan Fox News, i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë, ku tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin mbi shtetet e treta për t’i pranuar të dëbuarit.
“Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë, e tejkaluar vetëm nga Ukraina dhe Gjeorgjia, dhe thuhet se ka shqyrtuar skema të ngjashme që mund të sigurojnë të ardhura”.
“Fox News Digital nuk ka arritur të kontaktojë menjëherë Shtëpinë e Bardhë apo Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të pyetur nëse SHBA do të paguajë vendet e treta për të pranuar të dëbuarit nga SHBA”, shkroi FoxNews.
Strehimi i të dëbuarve ka qenë një temë e diskutueshme në Kosovë edhe përpara se SHBA të kërkonte nga shteti ballkanik të pranonte emigrantët e saj të dëbuar.
Muajin e kaluar, Britania e Madhe tha se po shqyrton Kosovën, së bashku me tetë vende të tjera kryesisht nga Ballkani, për të hapur “qendra kthimi” për të strehuar azilkërkues që u është refuzuar strehimi.