Kurti lavdëron AKI- në për arrestimet e “spiuneve” të BIA-së 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka lavdëruar institucionet e sigurisë dhe të policisë për arrestimet e të dyshuarve për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA).

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ndonëse kohe të fundit nuk ka pasur ndonjë lëvizje për këtë çështje, ai ka bërë një përmbledhje të këtyre rasteve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se arrestimi i pesë personave brenda një viti është rezultat i operacioneve të suksesshme të këtyre institucioneve.

Derisa meritat kryesore për këto arrestime ia ka dhënë Agjencisë Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kurti disa merita ia ka dhënë edhe prokurorisë, të cilin institucion e kritikon vazhdimisht.

Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti (tre shqiptarë dhe dy serbë), është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, ka shkruar Kurti, duke treguar se çka përfshijnë këto raste.

Kurti ka përmendur faktin se njeri nga të dyshuarit e ka pranuar fajësinë.

“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë.bAKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues”, ka shkruar ai.

Kryeministri në detyrë ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm në këtë situatë.

Ftoj qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi. Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *