Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt në nëntorin e vitit 2023.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në seancë ishin të pranishëm tre të akuzuarit – bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtim Kokalla – familjarë të viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla.

Murseli sërish është deklaruar i pafajshëm, ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë. Kokalla – i cili në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar, kishte thënë se nuk do të deklarohej pa u konsultuar me mbrojtjen – u deklarua i pafajshëm.

Trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Murselit për ekzaminim psikiatrik, pas paraqitjes së saj nga avokatët mbrojtës.

Gjykimi do të vazhdojë në korrik.

Seanca për nisjen e shqyrtimit gjyqësor të këtij rasti ishte caktuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar më 26 mars aktakuzën për vrasjen e Ademajt.

Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Ademajt. Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe me gjobë prej 5 mijë eurosh.

Në seancën fillestare, gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte thënë se, nëse gjenden fajtorë, Murseli, Plava dhe Kokalla mund të dënohen me nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *