Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar ne lligarinë e tij zyrtare ne facebook, se gjatë javës që po lëmë pas ka takuar ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë. “Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës. Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku; LDK rrespekton vullnetin qytetar

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!