152 ushtarë të FSK- së nisen për trajnim në SHBA. Presidentja Osmani i përshëndeti para nisjes

Screenshot

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot në mëngjes kontigjentin prej 152 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në programin e avancuar të trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center).

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se takimi me ushtarët u zhvillua menjëherë pas kthimit të saj nga SHBA. 

Ajo u ka uruar atyre rrugë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre trajnues.

“Me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC,” ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/share/v/1KHwh1j4zy/?mibextid=wwXIfr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *