Cakolli: Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, çka mbetet nga drejtësia?

Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, ka folur për reagimet e pushtetit ndaj rasteve të korrupsionit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka bërë me dije se çdo hetim që prek pushtetin po shpallet si “plan politik”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli ka shkruar se kjo nuk po bëhet mbi bazën e ndonjë shkeljeje procedurale, por sepse po prek dikë brenda pushtetit.

“Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia? Nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik. Jo mbi baza të ndonjë shkeljeje procedurale apo mungese provash, por thjesht sepse prek dikë brenda pushtetit. E kur kjo ndodh paralelisht me përpjekjet për të reformuar sistemin prokurorial, shfaqet një prirje shqetësuese për kontroll mbi drejtësinë, përmes delegjitimimit të saj – duke shpallur çdo prokuror që guxon si “të kapur”, dhe institucionet si pjesë të ndonjë skeme kundër qeverisë”, ka shkruar Cakollli, duke dhënë detaje tjera.

“Sepse në thelb, po përpiqen të na bindin se drejtësia është e mirë vetëm kur nuk i prek. Dhe hetimet janë legjitime vetëm kur godasin kundërshtarët. Në fund të fundit, çështja nuk është a është fajtor filan ministri apo ministresha, sepse për këtë ekzistojnë hetimet dhe fjalën e fundit e thonë gjykatat. Por kur politika i del përballë drejtësisë si mur, çdo fjalë për transparencë e integritet kthehet në hipokrizi”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *