Arrestohet për shantazh. Kanosi një burrë se do t’ia publikonte disa fotografi

Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që dyshohet se e ka shantazhuar një tjetër, duke i kërkuar para dhe e ka kanaosur se do t’i publikonte disa fotografi në rrjete sociale.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Policia rasti e ka cilësuar si shantazh. 

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.05.2025 ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

I dyshuari thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *