Specialja liron me kusht Januzin dhe Bahtijarin

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe mundësoi lirimin e tyre me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse. Në një komunikatë për media të Dhomave të Specializuara thuhet se “për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kryetarja konstatoi se “megjithëse veprat penale për të cilat Januzi dhe Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”.

Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë lidhur me pranimin e fajësisë, Shala u pajtua me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari u pajtua se, në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apeli ndaj vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *