Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës

Autoritetet e Serbisë kanë lëshuar fletarrestim për policin e Kosovës, në lidhje me një incident një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ministria që drejton ka lëshuar një urdhër arresti për D.B., një oficer policie, i cili të premten si ka thënë ai sulmoi fizikisht dhe lëndoi një nxënës serb të shkollës së mesme në pjesën veriore të Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në deklaratën e kësaj ministrie serbe thuhet se polici do të arrestohet kur të jetë në dispozicion të policisë serbe, që nga sot e tutje, pa afat parashkrimi, sa herë që të jetë e mundur.

Kurse, Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi më 23 maj se parada e maturantëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut përfundoi “qetësisht dhe pa ndonjë problem”.

Në deklaratë thuhet se Policia duhej të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, por se situata u qetësua dhe se festa vazhdoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *