Aksion i Policisë në veri

Policia e Kosovës ka mbyllur 4 qendra ilegale në veri të Mitrovicës gjatë aksionit të zhvilluar sot. Këto bastisje nisën pasi fillimisht ishin arrestuar katër zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, lidhur me veprën penale, cenim i përcaktimit të votuesve. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zëvendësdrejtori i Policisë, Veton Elshani, tha se këta zyrtarë të Qendrës për Pune Sociale e cila ishte në strukturë paralele, ilegale dyshohej se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë, duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre, në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *