A do të jetë Fatmir Limaj pjesë e koalicionit me VV- në?

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka thënë se subjekti i tij deri më tani ka fituar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në RTV Dukagjini ai ka thënë se Nisma me AAK-në janë parti të ndara dhe se mund të kenë partneritet edhe pas zgjedhjeve. “Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”. I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i Nismës.

Ai ka kujtuar që edhe Rugova me 46 për qind është ulur dhe ka negociuar për koalicione.

Limaj thotë se fushata ka mbaruar dhe se tashmë partitë duhet të ulen në tavolinë dhe të flasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *