Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Forumit të II-të për Investime të Qëndrueshme, të organizuar në Prishtinë nga Këshilli i Investitorëve Evropian (EIC) dhe mbështetur nga ProCredit Bank. Në këtë vit, forumi u fokusua në temën “Dekarbonizimi dhe Net Zero: Fuqizimi i NVM-ve për një të Ardhme të Qëndrueshme”, derisa ofron një mundësi unike për të eksploruar rrugën e Kosovës drejt Net Zero dhe rolin kyç që luajnë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM).
Në adresimin e tij, Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës drejt tranzicionit të energjisë së ripërtëritshme dhe përfshirjes së bizneseve vendore.