Rutte: Nuk do të ketë vendime dramatike të politikës amerikane ndaj Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, thotë se pret të ketë “vendime dramatike” sa i përket politikës amerikane në Kosovë dhe rajon.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Nga krejt çka unë po kuptoj nga sistemi amerikan, është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin gjithmonë. Sllovakët, Holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike,” ka thënë Rutte, duke u përgjigjur në pyetjen nëse i frikësohet ndryshimeve të politikës amerikane, sidomos sa i përket trupave të SHBA-së që janë në kuadër të KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *