Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është barrikaduar në një kandidate dhe se Kosova është në mëshirën e Albulna Haxhiut.
Duke folur para seancës ku për herë të 19-të do të bëhet përpjekja për konstituim të Kuvendit, Deliu-Kodra foli edhe për ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për ta sfiduar nëse i ka numrat për qeverinë.
Ajo tha se po t’i kishte numrat do të mund të shihej edhe tash për kandidaten e tyre për kryeparlamentare.
“Po t’i kishte votat, jam e bindur që do ta shihnim me zonjën Haxhiu. Nuk mund t’i ketë votat për qeverinë e të mos i ketë votat e njëjta për kryetaren e Kuvendit”.
Ajo tha se intervista e djeshme e Kurtit ishte “për keqardhje që kryeministri tek kaq pas kohë të gjatë të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve dhe në këtë rast zgjodhi mediumin publik”.
“Ishte etiketa e njëjtë, propaganda e njëjtë dhe qasja e njëjtë me të cilën Kurti flet para opinionit publik tash e sa kohë. Nuk do t’i komentoj deklaratat e tij sepse në fund përgjegjësia për t’i hapur rrugë perspektivës dhe zhvillimit të Kosovës varet nga koalicioni që ka fituar numrin më të madh të mandatave”.