Me datën 20.05.2025, në ora 11:30, një person ka raportuar në polici se mse datën 19.05.2025 në qendrën ” The Village-Shopping & Fun” Në Ferizaj kishte vërejtur vjedhjen e një laptopi të markës “Apple”, një aparati fotografik profesional “Sony” dhe një hard-disku, që ndodheshin në automjetin e shokut të tij, të tipit Mercedes. Sipas të dëmtuarit, vlera e pajisjeve të vjedhura ishte rreth 6,200 euro.
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Ferizajt, pas pranimit të informatës, ka verifikuar kamerat e sigurisë, ku është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar R. I, 32 vjeçar, i cili me pas është arrestuar në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt dhe i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes.
Ai ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te personi, M. B, 32 vjeçar, i cili u gjet në fshatin Babush dhe nga i cili u sekuestruan pajisjet.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili autorizoi intervistimin dhe vendosi për lirimin e të dyshuarve, ndërsa janë iniciuar rastet penale : “Vjedhje e rëndë”, ndaj R. I dhe rasti tjetër ” Pranimi i mallrave të vjedhura” ndaj M. B. Pajisjet e sekuestruara do t’i kthehen të dëmtuarit, thuhet në komunikatën e Policisë.
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!