Osmani takohet me presidentin francez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Tiranë. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Përmes një postimi në platformën X, Osmani e ka vlerësuar këtë takim si një mundësi të çmuar për të diskutuar mbi partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për të riafirmuar vizionin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Një mundësi e vlefshme për të biseduar me Presidentin @EmmanuelMacron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë–Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *