Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike https://rezultatet2025.net janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive. Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Eelezi.
KQZ publikon rezultatet e kandidatëve për deputetë

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!