Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër.

 Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *