Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili e falënderoi Presidentin Nagel për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe e informoi për zhvillimet kryesore në sektorin financiar të Kosovës, për reformat institucionale dhe ato në sektorin financiar, si dhe për progresin në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. Guvernatori Ismaili gjithashtu informoi lidhur me procesin e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA, si dhe për zhvillimet në kuadër të sistemit të pagesave të shpejta – projektin TIPS Clone me Bankën e Italisë.
Në takim u diskutuan reformat e ndërmarra në sektorin financiar me qëllim përafrimin e rregullativës bankare të Kosovës me atë të BE-së.
Të dy palët diskutuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushat e stabilitetit financiar, mbikëqyrjes dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.