Shtohen rastet e dhunës në familje

Screenshot

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se nga bashkëshorti saj, i dyshuari mashkull kosovar nga data 06.01.2025 në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë  psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurori janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë ku viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë. Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *