Kusari: Opozita po bën shkelje me mosvotim në Kuvend

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive se opozita është duke bërë shkelje me mosvotim në Kuvend. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajo tha se opozita me mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin  e vendimit të ZRRE-së, është duke bërë propagandë, pasi këto veprime, sipas saj, nuk kanë as një efekt.

“Kemi ardhur në një situatë paradoksale në raport edhe me kërkesat dhe veprimet e opozitës, të cilat do të duhej të ishin aktivisht të angazhuar në votim. Nuk kanë asnjë efekt,  siç është rasti me çështje e vendimmarrjes së ZRRE-së.  Po bëjnë veprime, po bëjnë shkelje në Kuvend, duke mos votuar. Janë duke mbledhur nënshkrime. Ngritje e çështjeve që nuk asnjë efekte real, përvec propagandë që kinse po brengosen për qytetarët”, tha Kusari-Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *