Kadriaj: VV Bllokuese e Kuvendit 

Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit të sotëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, tha se bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sipas saj, ata deputetët e VV-së po e mbajnë peng krijimin e institucioneve të Kosovës. Ajo po ashtu edhe sot tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë, kërkesë që do të dorëzohet të hënën.

“Bllokuese e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje, është absurditet i kohës kur barazohet zgjedhja e kryetarit me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *