Një i vdekur e një e plagosur në rrugën B

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti,ka dhënë detaje rreth rastit të rëndë që ka ndodhur pasditen e se premtes në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ahmeti ka treguar se informacionet e para për dy persona të lënduar i kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, duke ftuar edhe mjekët emergjentë në vendngjarje.

Ahmeti ka thënë se pas arritjes në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull 34 vjeç, dhe një femër e moshës 30 vjeçare e lënduar është dërguar për tretman mjekësor, raporton Gazeta Express.

“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *