Dështon sërish seanca konstituive

Ka dështuar për të 12-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Pasi u mblodhën 113 deputetët, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori fjalën.

Edhe në seancën e sotme Dehari ka propozuar për votim të fshehtë.

Partitë tjera kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër, as AAK-ja. Edhe Lista Srpska s’ka propozuar pasi më parë ka thënë se kjo është kundër rregullores.

56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.

Seanca konstituive vazhdon të premten me fillim nga ora 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *