Cakolli: Seanca ka devijuar

Eugen Cakolli nga KDI situatën në Kuvend e ka quajtur kapje të procesit.  Këto komente Cakolli i ka bërë pas dështimit të krijimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, propozim që ka ardhur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke thënë se kur diçka e tillë dështon, duhet të zbatohet votimi publik.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

‘‘Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin’’, ka thënë ai mes tjerash.

Tutje, ai ka thënë edhe Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *