Hungaria mbështetë anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, ka dërguar një mesazh urimi për Presidenten Vjosa Osmani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në mesazhin e tij, Presidenti Sulyok ka theksuar mbështetjen e Hungarisë për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar reformat e rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale që po ndërmerr Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Jemi të bindur se reformat e nevojshme për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim do të përmbyllen me sukses sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar ai, duke shprehur angazhimin e Hungarisë për ta mbështetur këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *