Arrestohen pesë të dyshuar për kontrabandë me barna

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Fushë Kosovë, sot pasdite kanë ndaluar tre të dyshuar që me vetura bartnin një sasi të madhe tëbarnave. Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë. Dyshohet se këto barna ishin futur përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pa kaluar nëpër procedurat e parapara për raste të tilla.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Për rastin janë njoftuar Inspektorët farmaceutik, të cilët kanë bërë edhe evidentimin me procesverbal të barnave, sasisë dhe llojeve të tyre. Sipas inspektorëve vlera e kësaj sasie të banave është rreth 150 mijë euro. 

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar (dy shtetas turq dhe një kosovar). Ndaj tyre është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe‘Kontrabanda me mallra’Pas intervistimit, tre të dyshuarit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *