Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Diplomati britanik thotë të ketë përgëzuar drejtuesin e KQZ-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe përpjekjet e këtij institucioni që proceset e mbetura në kryhen shpejt e në mënyrë transparente.
“Sot kam takuar Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. E përgëzova për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për përpjekjet e Komisionit për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente”, shkroi i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe vlerësimin e tij për punën e këtij institucioni.