“Më ka nderu, e nderova”, Agim Bahtiri flet për cucllën që ia çoi Paris Gurit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK’së, Paris Guri, duke ia dhënë një shishe qumështi për fëmijë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Për këtë ‘aksion’ të tij, Bahtiri u pyet sot nga gazetarët pas ndërprerjes së seancës konstituive.

“Më ka nderu, e nderova. Asgjë më shumë”, tha Bahtiri.

Veprimi i sotëm i Bahtirit erdhi pas një deklaratë të deputetit Guri, i cili ditë më parë kishte ironizuar se ai do të votonte për kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin.

“E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin”, kishte thënë Guri.