Osmani takon kryeparlamentarin e Finlandës

Në kuadër të vizitës në Finlandë, presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Parlamentit dhe deputet Finlandez.  “Parlamenti i Finlandës dhe deputetët e tij kanë qenë gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës – në çdo hap të rrugëtimit tonë!  Në Helsinki, në takim me Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe me shumë deputetë të tjerë, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Bashkë, diskutuam për hapa të rinj që do ta thellojnë partneritetin tonë dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fusha strategjike, ka shkruar Osmani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *