Duke ju referuar kontrollit të realizuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për vepren penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë dy zyrtarë policorë hetohen në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”
Si pjesë e procedurave administrative IPK ka rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve (tre zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.