Abdixhiku: LDK-ja nuk bashkëpunon me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Jemi të qartë, bindjet tona janë se partia e parë duhet ta ofrojë një kandidat që përfaqëson Kuvendin, jo një kandidat që lexon skriptet e partisë. Ne jemi në opozitë dhe synojmë të jemi në opozitë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se nëse partitë që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me partinë fituese nuk arrijnë marrëveshje, edhe seanca e sotme do të dështojë.

“Partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim, nëse nuk ka pasur marrëveshje për kryeparlamentarin, atëherë edhe kjo seancë është e kotë. Është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *