Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Lajmin për Kosova Observer e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:20 Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitet relevante të Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e nevojshme”.

Rugova tha se aktualisht “jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve”.

Aktualisht nuk dihet nëse ka të plagosur nga këto të shtëna.