Aksident me fatalitet në Baballoq të Deçanit

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Komunën e Deçanit. Një person ka mbetur i vdekur pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku në Baballoq të Deçanit,

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka dhënë detaje për rastin.

”Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *