Grenell uron Kosovën, e quan padrejtësi mbajtjen e Thaçit në Hagë 

Screenshot

I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, e ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë – jo mbrapa grilave në Hagë”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Sipas tij, evropianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”.

“Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka thënë mes tjerash Grenell në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *