Një aeroplan është përplasur dhe më pas si duket është rrokullisur në Aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos në Kanada, dhe për pasojë tetë persona janë plagosur, kanë thënë zyrtarët.
Në një video të publikuar nga televizioni News Channel3 janë parë disa njerëz duke u larguar prej aeroplanit. Prej tetë të plagosurve, njëri është në gjendje kritike dhe pjesa tjetër kanë lëndime të lehta, kanë thënë zyrtarët.
Aeroporti Pearson i Torontos ka thënë se është në dijeni për incidentin që ka përfshirë një aeroplan të kompanisë Delta, të nisur prej Mineapolisit, dhe që ekipet e emergjencës janë të angazhuara në këtë rast.