Vdes një grua pasi ra nga një objekt në Prishtinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt banimi.  Lajmin e ka konfirmuar Policisë për rajonin e Prishtinës. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën  se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, njofton Policia. 

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *