Osmani: Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike, të drejtë dhe të barabartë

Me rastin e 17 vjetorit të Kushtetutës, Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sot Kosova shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë shtetërore, miratimin e Kushtetutës sonë, që më 9 prill 2008 i vuri themelet juridike dhe institucionale shtetit tonë të pavarur.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 “Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike, të  drejtë dhe të barabartë. Ajo garanton liritë dhe të drejtat themelore të çdo qytetari, pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie, duke vendosur sundimin e ligjit si themel të funksionimit të institucioneve”, ka shkruar Osmani. Tutje Presidentja ka thënë se në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për ta mbrojtur Kushtetutën, për ta zbatuar me përpikëri, dhe për ta jetësuar në çdo vendim, politikë e veprim. “Një shtet që i përmbahet dhe e respekton germën dhe frymën e Kushtetutës është garantues i një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e tij”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *