Haxhiu; Vetëm VV mund ta bëjë Qeverinë ose shkojmë në zgjedhje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe zyrtarja e lartë e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka folur sot në konferencë për media edhe për dy skenarët e krijimit të Qeverisë së re që janë përmendur nga Glauk Konjufca. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Haxhiu ka thënë se LVV po pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe sipas saj, kur flitet për skenarë, dihet që vetëm LVV mund ta bëjë Qeverinë dhe partitë opozitare jo. Haxhiu ka shtuar se kjo nënkupton që ose LVV e bën Qeverinë, ose shkohet në zgjedhje të reja.

Po presim që të konstituohet Kuvendi,. Ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë VV dhe në anën tjetër s’mundet opozita. Duke qenë kështu, o e bëjmë Qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *