Policia e Kosovës stacioni në Podujevë pas disa informatave dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë. Gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.
Në bastisje janë sekuestruar:
• Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar).
• Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar.
• Dy (2) matës-peshore.
• Katër (4) paketime rizllash (OCB).
• Një (1) bluerës-mulli.
• Një (1) mjet i prehtë (thikë).
• Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla.
• Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë.
• Një (1) telefon celular.
Me këtë rast prokurori i rastit, të dyshuarit i ka caktuar masen e ndalimit prej 48 orësh.