Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurve B.R.,N.V., P.K. dhe M.S., të nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjyqtari i procedurës paraprake Samedin Cena, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes.
30 ditë paraburgim për serbët e arrestuar

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!